Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitat: Zyrtar për Qendrën e Thirrjeve. Për në zyrën tonë në Prishtinë. Përgjegjësitë kryesore për: Të kontaktoj dhe monitoroj permes telefonit në baza të rregullta klientët në portfolion e saj/ tij; Të negocioj dhe realizoj marrëveshje pagese në lidhje me kredite jo-performuese; Të raportoj në baza ditore në lidhje me thirrjet e realizuara ne aplikacionin e kompanise; Punë të tjera të cilat ndërlidhen me Qendrën e Thirrjeve. Kërkesat për vendin e punës: Diplomë Universitare (e preferuar në Juridik, Ekonomik, Administrim Biznesi ose të ngjashme); Eksperiencë pune apo punë praktike në kredidhënie, procedurën përmbarimore, mbledhjen e kredive jo-performuese, apo të ngjashme; Integritet te larte personal dhe profesional. Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike; I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses; Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (posaçërisht Excel dhe Word); Burimi: https://kosovajob.com/credica/zyrtar-per-qendren-e-thirrjeve