TEB një ndër bankat më me renome në Kosovë është pjesë e brend-it të mirënjohur bankar në Turqi e mbështetur në fuqinë ndërkombëtare të BNP Paribas. TEB tani po kërkon kandidatë të kualifikuar për pozitën Menaxher i Marrëdhënieve për klientë Individual për Degën e Ferizajit. Përgjegjësitë: Identifikimi dhe rekrutimi i klientëve – personave fizik; Shitja dhe kontakti për/ me individë për produkte bankare; Analizimi i gjendjes financiare të klientit; Propozimi i kredive për aprovim; Mbledhja e depozitave për klientët – personat fizik; Kualifikimet e kërkuara: Preferohet diploma e universitetit Ekonomik ose Administrim Biznesi Preferohet 1-2 vite eksperiencë bankare, e preferuar në segmentin për persona fizik Preferohet eksperiencë tjetër biznesi, me përvojë analitike Preferohet eksperiencë në shitje profeionale Të kuptoj ambientin e biznesit, trendet dhe zhvillimet specifike te tij T’i kuptoj produktet dhe shërbimet bankare Preferohen njohuri të përgjithshme të sistemit bankar Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikuese dhe aftësi të ndërtojë marrëdhënie të mira me palë Njohuri të mira të MS Office Efikas në punë ekipore Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze Patent shoferi kategoria B Aplikimi duhet të bëhet online përmes web faqes së bankës www.teb-kos.com. Ju lutemi klikoni tek Mundësi Punësimi dhe pastaj tek linku: https://recruitment.teb-kos.com/rc/. Afati i fundit për aplikim është 21.09.2026. Aplikacionet e pakompletuara nuk do të konsiderohen. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. Burimi: https://kosovajob.com/teb-banka/menaxher-i-marredhenieve-per-kliente-individual-ferizaj-albeng