BuzzyBee Solutions shpall konkurs për plotësimin e pozitave të mëposhtme: Supervisor / Mbikëqyrës Tereni (5 Pozita) Promotere për Markete (Retail) (8 Pozita) Promotere për Bare (HoReCa) (4 Pozita) Rreth pozicionit të Promotereve: Pagesë ditore mbi mesataren e tregut Orar i përshtatshëm pune (4 orë në ditë) – ideal për studentë/e Aktivitetet zhvillohen në të gjitha qendrat kryesore të Kosovës SUPERVISOR (MBIKËQYRËS TERENI) Detyrat dhe përgjegjësitë: Analizon, mbikëqyr dhe drejton ekipin drejt arritjes së objektivave të kompanisë (shitje dhe promocione). Menaxhon promoterët gjatë zhvillimit të aktiviteteve promocionale. Mban evidenca dhe përpilon raporte mbi ecurinë e promocionit dhe sjelljen e blerësve. Informon në mënyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet në teren. Analizon prezencën e produkteve në treg (konkurrencën, çmimet, promocionet, marketingun, etj.). Raporton në baza ditore pranë departamentit të Marketingut dhe Shitjes. Kualifikimet e kërkuara: Të paktën 2 vite përvojë pune si Supervisor. Mosha mbi 20 vjeç. Person i shkathtë, i vetë-motivuar dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi. Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese. Njohje e mirë e sektorit Retail dhe HoReCa. Të zotërojë leje drejtimi (patentë shofer) të kategorisë B. PROMOTERE Detyrat dhe përgjegjësitë: Realizimi i promocioneve me orare të ndryshme sipas planifikimit të aktiviteteve në të gjitha qytetet e Kosovës. Prezantimi i produkteve dhe informimi i konsumatorëve mbi fushatat promocionale. Pjesëmarrje aktive në promovimin e produkteve në teren. Kualifikimet e kërkuara: Mosha mbi 20 vjeç. Të ketë përfunduar së paku shkollën e mesme. Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese me konsumatorët. Aftësi për të punuar në ekip dhe në mënyrë të pavarur. Përvoja e mëparshme në fushën e promocionit ose shitjes përbën përparësi. MËNYRA E APLIKIMIT Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar përmes e-mail-it: CV-në dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore (të mesme apo universitare). Nëse nuk keni një CV: Mund të dërgoni vetëm Emrin, Mbiemrin, Vendbanimin, Numrin e telefonit si dhe një Foto. Konkontaktet për aplikim: Përmes butonit "Apliko Këtu" apo në E-mail: info@buzzybeesolutions-ks.com Viber / WhatsApp: +383 45 294 174 Afati i aplikimit: Konkursi mbetet i hapur deri më 15/10/2025, ora 16:00 Burimi: https://kosovajob.com/buzzybee/supervisor-mbikeqyres-tereni-5-promotere-per-markete-8-promotere-per-bare-horeca