Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet - BAU Market

    Prishtinë
    financa
    I skaduar
    Pagë konkurruese
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore - Regjistrimi dhe përpunimi i faturave të blerjes, shitjes dhe shpenzimeve në sistemin financiar. - Regjistrimi i transaksioneve bankare dhe kontrollimi i dokumentacionit përkatës. - Barazimi i llogarive të klientëve, furnitorëve dhe bankave. - Evidentimi dhe kontrollimi i avanseve dhe parapagimeve. - Regjistrimi dhe kontrollimi i transaksioneve të brendshme ndërmjet njësive të kompanisë. - Mbështetja në përgatitjen dhe kontrollimin e librave të blerjes dhe shitjes për qëllime të TVSH-së. - Kontrollimi, sistemimi dhe arkivimi i dokumentacionit financiar dhe kontabël. - Përgatitja e raporteve periodike të shitjeve, shpenzimeve dhe të dhënave të tjera financiare. - Mbështetja në kontrollimin dhe barazimin e arkave dhe dokumentacionit të pikave të shitjes. - Evidentimi i shpenzimeve dhe mbështetja në regjistrimin e aseteve fikse. - Komunikimi dhe bashkëpunimi me njësitë operative për sigurimin e saktësisë së dokumentacionit financiar. - Kryerja e detyrave të tjera financiare dhe administrative sipas nevojave të departamentit. Kualifikimet dhe kërkesat: - Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme. - Njohuri bazike të kontabilitetit dhe proceseve financiare. - Njohuri të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Microsoft Excel. - Aftësi të mira analitike, organizative dhe të komunikimit. - Saktësi, përgjegjësi dhe vëmendje ndaj detajeve. - Aftësi për të punuar në ekip dhe për të respektuar afatet kohore. - Njohja e programeve të kontabilitetit përbën përparësi. - Përvoja paraprake në financa ose kontabilitet është e preferueshme, por jo e domosdoshme. Ne ofrojmë: - Pagë konkurruese. - Ambient profesional dhe dinamik pune. - Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë. - Trajnime dhe mbështetje të vazhdueshme. Burimi: https://kosovajob.com/bau-market/asistente-ne-financa-dhe-kontabilitet

    Informata për kontakt

    Postuar: 1 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)