Agjent i Shitjes në Terren (2) - Burimi VDD

    Prishtinë
    shitje
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    KËRKOHEN 2 AGJENTË TË SHITJES NË TERREN Kompania jonë, në kuadër të zgjerimit dhe zhvillimit të rrjetit të shitjes në tregun e Kosovës, shpall konkurs për dy pozita: AGJENT I SHITJES – RAJONI PRISHTINË – Kanali TT Territori i përgjegjësisë: Prishtinë Fushë Kosovë Obiliq AGJENT I SHITJES – RAJONI VERIOR – te gjitha Kanalet Territori i përgjegjësisë: Drenicë Mitrovicë Podujevë DETYRAT DHE PERGJEGJESITE Të marrë porositë nga klientët në mënyrë të saktë dhe profesionale. Të sigurojë që porositë të përcillen sipas procedurave të kompanisë. Të përcjellë disponueshmërinë dhe stokun e produkteve te klientët. Të identifikojë pika të reja potenciale për shitje. Të zhvillojë vazhdimisht rrjetin e klientëve. Të monitorojë potencialin e secilit qytet dhe zonë. Të propozojë mundësi të reja për zgjerimin e distribucionit. Të kontrollojë prezencën dhe disponueshmërinë e produkteve në pikat e shitjes. Të monitorojë stokun e produkteve. Të sigurojë ekspozimin dhe pozicionimin e duhur të produkteve. Të kontrollojë zbatimin e standardeve të merchandising-ut. KUALIFIKMET DHE KRITERET Përvojë në shitje, preferohet në sektorin FMCG, distribucion ose retail. Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocimi. Aftësi për krijimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve me klientët. Aftësi të mira organizative dhe menaxhim të kohës. Gatishmëri për punë intensive në terren. Njohuri të tregut në rajonin për të cilin aplikon. Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektiva. Njohuri bazike të Microsoft Excel dhe përdorimit të aplikacioneve të punës. Patentë shoferi – Kategoria B. Përgjegjësi, korrektësi dhe integritet profesional. Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes email-it: vddburimi@gmail.com apo numrit kontaktues +383 49975724 Burimi: https://kosovajob.com/burimi-vdd/agjent-i-shitjes-ne-terren-2-rajoni-prishtine-dhe-rajoni-verior

    Informata për kontakt

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)