Detyrat kryesore: Promovimi dhe prezantimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve mjekësore, suplementeve dhe produkteve të tjera të kompanisë. Zhvillimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me klientët. Vizita të rregullta në barnatore, institucione shëndetësore dhe te klientët potencialë. Identifikimi i mundësive të reja për shitje dhe zgjerimi i rrjetit të klientëve. Përgatitja e raporteve dhe përcjellja e aktiviteteve të marketingut. Bashkëpunimi me ekipin e shitjes dhe departamentet e tjera të kompanisë. Kërkesat: Të jetë i/e diplomuar në Mjekësi, Farmaci ose në një nga drejtimet e tjera të shkencave mjekësore/shëndetësore. Përvojë pune në marketing ose shitje; përvoja në sektorin farmaceutik përbën përparësi. Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese. Përkushtim, korrektësi dhe përgjegjësi në punë. Aftësi për punë individuale dhe ekipore. Patentë shoferi, kategoria B. Njohja e gjuhës angleze dhe italiane përbën përparësi. Ne ofrojmë: Pagë konkurruese. Mundësi për zhvillim profesional. Ambient profesional dhe dinamik pune. Mundësi për avancim në karrierë. Aplikimi: Të interesuarit/at mund të dërgojnë CV-në përmes butonit të mëposhtëm ose në adresën: info@farmitalia-ks.com. Afati për aplikim: 2 javë nga data e publikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Burimi: https://kosovajob.com/farmitalia/perfaqesuese-marketingu