Video Editor / Videographer - ASHA Sh.P.K.

    Prishtinë
    marketing
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    Po kërkojmë një Video Editor / Videographer kreativ, të organizuar dhe me përvojë në video produksion për t'iu bashkuar ekipit tonë. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të avancuara në montazh video, motion graphics dhe menaxhimin e projekteve të produksionit, si dhe aftësi për të koordinuar procesin e realizimit të projekteve nga planifikimi deri në produktin final. Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara Njohuri të avancuara në: Adobe Premiere Pro Adobe After Effects Adobe Media Encoder Adobe Photoshop dhe Illustrator (për përgatitjen e elementeve grafike) Aftësi profesionale për: Editimin e videove promocionale, korporative, dokumentare dhe intervistave Storytelling, ritëm montazhi dhe ndërtim të narrativës vizuale Color correction dhe color grading Audio editing, miksim bazik dhe sinkronizim të zërit Motion graphics dhe animacione 2D Përgatitjen e videove për platforma të ndryshme (Instagram, TikTok, Facebook, YouTube, TV) Organizimin dhe menaxhimin e materialeve video sipas standardeve profesionale Përvojë dhe njohuri shtesë: Përvojë në videografi dhe realizimin e xhirimeve Njohuri të mira mbi kamerat profesionale, objektivat, ndriçimin dhe pajisjet audio Eksperiencë në planifikimin dhe koordinimin e xhirimeve Njohuri në fotografi konsiderohen përparësi Përvojë në realizimin e projekteve me afate të shkurtra dhe volume të larta pune Aftësi personale: Mendim kreativ dhe sy për detaje Aftësi të shkëlqyera organizative dhe prioritizim të detyrave Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht Komunikim i mirë dhe bashkëpunim efektiv me ekipin kreativ dhe klientët Përgjegjësi, iniciativë dhe orientim drejt cilësisë Çfarë kërkojmë nga aplikantët? Minimumi 2 vite përvojë relevante në video editim dhe/ose video produksion Portfolio me punime të realizuara CV të përditësuar Gatishmëri për mësim të vazhdueshëm dhe zhvillim profesional Si të aplikoni? Dërgoni përmes butonit të mëposhtëm ose në email: info@ashagraphics.com CV-në tuaj Portfolio ose link të punimeve Kontaktin tuaj Burimi: https://kosovajob.com/asha-shpk/video-editor-videographer

    Postuar: 1 javë më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)