Neptun Kosova sh.p.k është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake. Pozita: Menaxher/e Dyqani Departmenti: Retail Vendodhja: Malishevë Detyrat dhe përgjegjësitë: Menaxhon dhe mbikëqyr të gjitha operacionet ditore të dyqanit, duke siguruar funksionim efikas dhe organizim të mirë të punës. Monitoron performancën e shitjeve dhe analizon rezultatet për të siguruar arritjen e objektivave dhe targeteve mujore të kompanisë. Kontrollon aktivitetet dhe lëvizjet ditore në dyqan, përfshirë stokun, inventarin dhe proceset operative, duke garantuar korrektësi dhe rregull. Organizon, koordinon dhe mbështet ekipin e punës për të rritur produktivitetin, bashkëpunimin dhe cilësinë e shërbimit ndaj klientëve. Siguron një eksperiencë pozitive për klientët përmes menaxhimit profesional të stafit, komunikimit efektiv dhe zgjidhjes së situatave apo ankesave në mënyrë efikase. Kulifikimet e kërkuara: Diplomë universitare në fushë relevante. Minimum 3 vite përvojë pune në pozita menaxheriale ose udhëheqëse. Njohuri të mira të gjuhës angleze, në komunikim dhe shkrim. Shkathtësi të zhvilluara ndërpersonale, komunikim të shkëlqyer, orientim në detaje dhe motivim të lartë profesional. Neptun Kosova sh.p.k ofron: Trajnim të vazhdueshëm Pagë, bazuar në merita dhe vlerësim performance, bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor Ambient të shkëlqyer pune në dyqan modern Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike Burimi: https://kosovajob.com/neptun/menaxhere-dyqani-malisheve