Menaxher i Logjistikës - Gent Shala Consulting LLC

    Prishtinë
    logjistik
    I skaduar

    Përshkrimi i punës

    MENAXHER/E I/E LOGJISTIKËS Lokacioni: Prishtinë GS Consulting LLC, për klientin e tij, i cili është në fazë të zgjerimit të aktivitetit në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike, është në kërkim të një profesionisti/e me përvojë në logjistikë, transport dhe koordinim të proceseve operative. Përgjegjësitë kryesore: Kërkimi dhe sigurimi i ofertave për transport brenda dhe jashtë Kosovës; Prezencë fizike në lokacion gjatë proceseve të transportit, me qëllim të sigurimit të mbarëvajtjes së tyre; Koordinimi me shpedicionin e autorizuar nga kompania për procedurat doganore; Koordinimi me Projekt Menaxherët dhe Inxhinierët e punishteve për grumbullimin dhe dërgimin e materialeve nëpër punishte; Përkujdesja për përdorimin dhe mirëmbajtjen e flotës së automjeteve të kompanisë, përfshirë regjistrimin, gomat, serviset etj.; Përkujdesja për përdorimin e duhur të veglave të punës që janë pronë e kompanisë; Përkujdesja për funksionimin dhe organizimin e proceseve në depon interne dhe depon doganore; Ndjekja e afateve të transportit dhe dërgesave, si dhe koordinimi në rast të vonesave apo ndryshimeve në plan; Kriteret: Minimum 3 vite përvojë pune në logjistikë, transport, menaxhim të depos ose pozitë të ngjashme; Përvoja në sektorin e energjisë, ndërtimit, inxhinierisë, instalimeve teknike ose projekteve konsiderohet përparësi; Njohuri të mira në organizimin dhe koordinimin e proceseve logjistike; Përvojë në koordinim me kompani të shpedicionit, procedura doganore dhe depove konsiderohet përparësi; Patentë shoferi - Kategoria B; Ne ofrojmë: Pagë konkurruese, varësisht nga eksperienca dhe kualifikimet; Mundësi për zhvillim profesional dhe avancim në karrierë; Rol me përgjegjësi të rëndësishme në organizimin e proceseve logjistike të kompanisë; Mundësi për të punuar në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë dhe zgjidhjeve teknike; Ambient profesional, dinamik dhe të orientuar drejt rezultateve. Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë CV-në e tyre përmes butonit të mëposhtëm ose në email adresën: administration@gentshala.com Burimi: https://kosovajob.com/gent-shala-consulting-llc/menaxher-i-logjistikes

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)