Jemi në kërkim të një Content Creatori kreativ dhe energjik, që të jetë pjesë e studios sonë të bukurisë. Pozita kërkon dikë që ka pasion për krijimin e videove kreative, trendeve të reja në rrjete sociale dhe aftësi për të paraqitur në mënyrë tërheqëse punën dhe atmosferën e sallonit. Përgjegjësitë Kryesore: Krijimi i videove profesionale për TikTok, Instagram dhe Facebook Reels. Regjistrimi i videove gjatë punës së ekipit të make up-it, flokëve dhe beauty styling. Krijimi i përmbajtjes kreative që përshtatet me trendet aktuale në rrjete sociale. Editimi i videove me aplikacione si CapCut, Premiere Pro, Final Cut Pro ose të ngjashme. Bashkëpunim i ngushtë me ekipin për ide të reja marketingu dhe storytelling. Optimizimi i përmbajtjes për të rritur shikimet dhe ndërveprimin në platforma sociale. Kualifikimet e Kërkuara: Përvojë në krijimin dhe editimin e videove për rrjete sociale. Njohuri për trendet më të fundit në TikTok, Instagram dhe Facebook Reels. Aftësi për të punuar në mënyrë kreative, me shpejtësi dhe kujdes ndaj detajeve. Njohuri bazë në ndriçim dhe kompozim video është përparësi. Përvojë me përmbajtje “before & after” në beauty, make up ose hairstyling është avantazh. Çfarë Ofrojmë: Ambient pune modern dhe dinamik në studio bukurie. Mundësi për zhvillim profesional. Pagë konkurruese dhe fleksibilitet në orar. Si të Aplikoni: Dërgoni CV-në tuaj dhe disa shembuj të videove që keni krijuar për rrjete sociale përmes butonit "Apliko Këtu" ose në emailin: studioselvete@gmail.com Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një ekipi që nxjerr në pah bukurinë e vërtetë! Burimi: https://kosovajob.com/studio-selvete/content-creator