Brand Specialist - Studio Moderna

    Prishtinë
    marketing
    I skaduar
    /
    në muaj

    Përshkrimi i punës

    Rreth kompanisë Studio Moderna është kompani lidere në fushën e shitjeve omnichannel, e cila ofron një eksperiencë të plotë blerjeje, si online ashtu edhe në dyqanet e saj TopShop dhe Dormeo Home. Nën ombrellën e Studio Moderna operojnë brendet e njohura Dormeo, Delimano, Rovus dhe Wellneo. Për pozitën Po kërkojmë një Brand Specialist kreativ, analitik dhe të orientuar drejt rezultateve, i cili do të kontribuojë në zhvillimin e strategjive të brendit, forcimin e pranisë së tij në treg dhe realizimin e kampanjave të marketingut. Detyrat dhe Përgjegjësitë - Zhvillimi dhe ekzekutimi i strategjive të brendit për të rritur ndikimin dhe komunikimin me audiencën. - Monitorimi i trendeve të tregut dhe sjelljes së konsumatorëve. - Krijimi dhe koordinimi i materialeve të marketingut. - Sigurimi i unitetit të brendit dhe produkteve në të gjitha platformat dhe kanalet e komunikimit. - Bashkëpunimi me ekipe të dizajnit, marketingut dhe shitjeve. - Hulumtimi dhe analizimi i tregut për të identifikuar mundësi të reja. - Vlerësimi i konkurrencës dhe analizimi i performancës së brendit. - Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerët dhe influencerët. Kualifikimet dhe Kërkesat - Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes apo fusha të ngjashme. - Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e brendeve ose marketing. - Aftësi të forta analitike dhe strategjike. - Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi. - Njohuri të mira mbi platformat e marketingut digjital. - Kreativitet dhe aftësi për të zhvilluar ide të reja. Çfarë ju ofrojmë? - Pagë konkurruese, bazuar në aftësitë dhe eksperiencën tuaj. - Mundësi të shkëlqyera për zhvillim personal dhe profesional. - Ambient pune të hapur dhe inspirues. Mënyra e aplikimit Apliko duke shënuar në titullin e emailit emrin e pozitës Brand Specialist dhe dërgo CV-në në: apliko.ks@studiomoderna-sa.com Burimi: https://kosovajob.com/studio-moderna/brand-specialist

    Postuar: 2 muaj më parë
    Skadon: e skaduar (e skaduar)